Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Harxhime prej “sheiku”, por trofetë mungojnë! Gjigantët e Europës në garë për “dështimin” e vitit

Shkruar nga NEWSPORT
Harxhime prej “sheiku”, por trofetë mungojnë!
Foto ilustrim: Real Madrid, Chelsea dhe Arsenal

Futbolli është kaq i çuditshëm dhe i paparashikueshëm, sa edhe “milionat” mbeten thjesht një investim më shumë, nëse nuk ekzistojnë trofetë. Dhe në këtë garë, klubet janë të shumta që garojnë për epitetin e shëmtuar “dështim” sezonal.

Transfermarkt ka bërë një shkrim dedikuar skuadrave që janë më të vlefshmet në botë, por më të varfërat në aspektin e titujve të fituar, duke veçuar tri emra të mëdhenj si Real Madrid, Chelsea dhe Arsenal.

Në organikën e tyre janë hedhur miliona para pa kursim, por performanca në fushë ka treguar diçka tjetër. Pavarësisht blerjeve me shumicë në dy dritaret e transferimit, performancat në nivelin sportiv kanë lënë për të dëshuar.

Harxhime prej “sheiku”, por trofetë mungojnë!
Real Madrid

Reali – Mbappe dhe Vinicius nuk mjaftojnë, “pengjet” e Xabi Alonsos rëndojnë.

Ky sezon nisi me shumë pritshmëri tek “Galaktikët”, të cilët emëruan ish-trajnerin e Bayer Leverkusen për t’i besuar timonin e klubit dhe për të hapur një faqe të re, pas dështimit në sezonin e kaluar. U blenë Correras, Mastantuono dhe Trent Arnold për të mbuluar repartet për të cilat ata kishin nevojë dhe sot që flasim, ata kanë përfunduar rezervë nën drejtimin e Alvaro Arbeloas.

U larguan prej fillimit të vitit nga Kupa e Mbretit, u eleminuan nga Bayerni në çerekfinalet e Champions dhe tani e vetmja shpresë që ishte kampionati “u shua”, pasi Barcelona shumë shpejt pritet të shpallet kampione në Spanjë me distancën e pikëve në favor.

Harxhime prej “sheiku”, por trofetë mungojnë!
Arsenal

Arsenal – Nga 4 rrezikon 0. Ndoshta një herë tjetër.

“Topçinjtë” u treguan kockë e fortë dhe një skuadër me fuqi të “mbinatyrshme” kur ia dolën që të krijonin një epërsi të jashtëzakonshme në kampionat, por edhe duke bërë shumë mirë në kupë dhe Champions, aty ku do të luajnë përballë Atleticos në gjysmëfinale.

Nënshkrimet e nivelit të lartë si Zubimendi, Gyokeres, Eze, Mosquera dhe Norgaard ishin dëshirat e Mikel Artetës, të cilin drejtuesit e kanë dëgjuar gjithmonë sa herë ka “hapur gojën” për kërkesat në skuadër. Megjithatë, të hapësh gojën për nënshkrime dhe në fund të përfundosh pa asnjë trofe në këtë sezon, padiskutim është një dështim total sepse nuk justifikon asnjë prej qindarkave të hedhura në merkato për të dominuar Anglinë dhe Europën.

Harxhime prej “sheiku”, por trofetë mungojnë!
Chelsea

Chelsea – Të zgjuar kur bëjnë blerje të goditura, por s’e kalojnë provimin në momente vendimtare.

Londinezët kanë ndërruar gjithsej tre trajnerë përgjatë këtij sezoni. Mund të tingëllojë “e papranueshme” për faktin e skuadra angleze ka bërë me dhjetëra blerje në vitet e fundit, duke shtuar ato të verës dhe janarit, por trofetë janë thjesht “një iluzion” i bukur që ia vlen për të qëndruar vetëm në teori.

Tashmë me shanset zero për Champions dhe e vetmja mundësi për të qëndruar në Europë është “Europa League”, tek Chelsea mund të ndihen disi fajtorë për largimin nga detyra të Enzo Marescës në fund të vitit të kaluar.

Harxhime prej “sheiku”, por trofetë mungojnë!
Përditësimi i fundit nga Transfermarkt për vlerat e klubeve pa trofe

 

 

Poll

Lexo gjithashtu