
Shumë pak e dinë, por Achraf Hakimi është një futbollist i dalë nga akademia e Real Madridit. Në kohën kur mbrojtësi maroken bëri debutimin e tij me “Galaktikët”, në drejtim të tyre ishte Zinedine Zidane.
Në një intervistë për “Canal+”, Hakimi ka treguar se sa rol themelor ka luajtur Zidane në karrierën e tij. “Ai më dha besim. Isha 17 vjeç dhe Zidane më ftoi në ekipin e parë dhe më lejoi të luaja. Do t’i jem përjetësisht mirënjohës, jo çfarëdo trajneri do të bënte diçka të tillë.
Zidane ishte ndër të parët që më dha mundësinë të debutoja si profesionist. Mësova shumë prej tij, nga marrëdhënia e tij me lojtarët. Ai na fliste sikur të ishim djemtë e tij, sikur t’i jepte këshilla djalit të tij Lucas dhe donte më të mirën për mua”, u shpreh Hakimi.