Ditën e djeshme në Bruksel u hodh shorti për Nations League për sezonin 2026-2027. Përveç Kombëtares shqiptare edhe Kosova ka njohur kundërshtarët e saj.
“Dardanët” do të jenë në grupin B3, pasi janë në Ligën B. Shorti e ka vendosur Kosovën në grup me ekipe të forta si Izraeli, Austria dhe Irlanda. Pikërisht trajneri i këtyre të fundit, Heimir Hallgrimsson ka komentuar këtë short dhe ka dhënë mendimin e tij për Kosovën.
“Është një grup interesant dhe e vërteta është se do të jetë e vështirë. Kosova, edhe pse është skuadra me renditjen më të ulët në grup, ka pasur një ecuri shumë impresive në 15 ndeshjet e fundit: 11 fitore, 2 barazime dhe vetëm 2 humbje. Kjo është vërtet e admirueshme”, ka theksuar timonieri i irlandezve.
