Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Gruda nuk është ende i mjaftueshëm”, Julian Nagelsmann i jep një tjetër “shans” Shqipërisë për sulmuesin

Shkruar nga NEWSPORT
“Gruda nuk është ende i mjaftueshëm”, Julian
Brajan Gruda dhe Julian Nagelsmann

Trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsmann, ka prekur për herë të parë në mënyrë direkte mundësinë e debutimit të Brajan Grudës me “Pancerat”.

Sulmuesi me origjinë shqiptare vazhdon të jetë pjesë e Gjermanisë U-21, ndërsa deri në këtë pikë, nuk ka mundur të veshë fanelën e 4 herë kampionëve të Botës as në miqësore dhe as në ndeshje zyrtare.         

“Mendoj se ai po bën mjaft mirë tani te Leipzig. Unë e kisha përfshirë atë në ekip gjatë përgatitjeve për Europianin në shtëpi. Ai ka shumë cilësi, por mendoj se nuk e ka kuptuar ende plotësisht që ai e kishte mundësinë që të bëhej pjesë e skuadrës asokohe.

Në fund të fundit, për një sulmues gjithçka ka të bëjë me prodhimin e më shumë golave dhe asisteve. Për nivelin e cilësisë së tij, mendoj se nuk është ende mjaftueshëm”, u shpreh Nagelsmann për mediumin prestigjioz “Kicker”.

Fakti që Brajan Gruda nuk ka luajtur asnjë ndeshje me “Pancerat” dhe rregullorja e FIFA-s është e qartë, pra që sulmuesi ka të drejtë të ndryshojë kombëtaren, nëse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, tregues se 21-vjeçari mbetet opsion për Shqipërinë dhe trajnerin Sylvinho.

Poll

Lexo gjithashtu