Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gafa e pafalshme e Milanit, si "Djalli" lëshoi nga duart yllin e Bayernit 5 vite më parë për një shifër qesharake

Shkruar nga NEWSPORT
Gafa e pafalshme e Milanit, si "Djalli" lëshoi nga duart yllin e
Paolo Maldini - Michael Olise

Tek Bayern është duke kaluar një sezon të shkëlqyer, duke u shndërruar në lojtarin kyç të trajnerit Vincent Kompany. Fjala është për Michael Olise, i cili kaloi në Gjermani nga Crystal Palace për shumën e 55 milionë eurove në verën e vitit 2024 dhe është duke performuar në nivele të larta, teksa këtë edicion futbollistik numëron 11 gola dhe 20 asiste.

Prapaskena interesante kanë dalë në dritë, ku flitet se e ardhmja e anësorit francez mund të ishte diku tjetër dhe jo pikërisht në klubin ku ai po luan momentalisht.

Bëhet fjalë për 5 vite më parë, kur asokohe drejtor sportiv ishte Paolo Maldini, por gjërat ishin thjesht në kuadër bisedimesh, pa shkuar në "fjalën" e fundit që ishte dhe marrëveshja për t'u konkretizuar. Kjo ka bërë që Crystal Palace të tregohet më e vëmendshme duke e rrëmbyer në gjirin e tyre për vetëm 9 milionë eure, e më pas për t'ia shitur shtrenjtë klubit gjerman. 

Në radhët e kuqezinjve mund të ketë mbetur ende shija e zhgënjimit që Olise nuk e veshi fanellën e Milanit, teksa në këto momente shohin rritjen galopante të 24 vjeçarit në Bundesliga dhe Champions. 

Poll

Lexo gjithashtu