
Lewandowski
Pasi sezoni futbollistik ka përfunduar, Robert Lewandowski po shijon pushimet e tij. Megjithatë, bomberi i Barcelonës nuk i është larguar aspak sportit edhe në kohën e lirë.
Lewandowski ka qenë i pranishëm në Formula 1, duke ndjekur një pasion të tijin. Sulmuesi i Kombëtares polake, është fotografuar me pilotin Max Verstappen duke shtrënguar duart.
“Dy kampionë. Max Verstappen dhe Robert Lewandowski takohen në F1. Ribashkimi i kampionëve”, shkruan Barcelona në faqen zyrtare.
Poll