Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Forma “ekzemplare” e Kane nuk është rastësi, takimi me legjendën Maradona që ndryshoi “jetën” e sulmuesit anglez

Shkruar nga NEWSPORT
Forma “ekzemplare” e Kane nuk është rastësi, takimi
Harry Kane, i ndjeri Diego Armando Maradona

61 gola “të gatuar” këtë sezon për Harry Kane në vetëm 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Sulmuesi i Bayern Munich po vërteton se çfarë lojtari i kalibrit të lartë është që kur vendosi të braktisë Tottenham tre vjet më parë për t’iu bashkuar gjigantëve të Bundesligas, aty ku deri më tani ka fituar 2 kampionate, një Superkupë dhe është ende në garë për të fituar Kupën dhe Champions League.

Shtatlarti anglez shënoi golin e parë të sfidës përballë Paris Saint-Germain, falë ekzekutimit mjeshtëror të 11-metërshit. Gjakftohtë dhe preciz, ashtu siç e ka në natyrë vetë 30-vjeçari. Edhe pse skuadra e tij nuk ia doli dot të fitojë takimin që shkoi në favor të francezëve me rezultatin 5-4, Kane tregoi se një sulmues si ai kërkon një markim të rreptë në zonë dhe kjo u reflektua dhe në përballjen në “Parc des Princes”.

Së fundmi, një video që po qarkullon në rrjet, mund të shpjegoj në njëfarë mënyre dhe recetën se nga ku është “frymëzuar” ky lojtar. Bëhet fjalë për Diego Armando Maradonën, ish-legjendarin e ndjerë të Kombëtares së Argjentinës, i cili në një takim shumë të shkurtër me Kanen në dhomat e zhveshjes, kur ky i fundit luante akoma për “Spurs”, i shpjegoi sulmuesit që të mos tentojë të njëjtat zona shënimi, por edhe të eksperimentojë duke u fokusuar në një pozicion që i jep atij mundësinë të shkarkojë gjithë potencialin e tij.

“Oh, Harry! Mos iu afro gjithmonë shtyllës për goditjet e tua. Afrohu përreth portës ndonjëherë. E di pse? Portierët të shohin në televizor gati çdo ditë. Kështu që herët e tjera, syno përreth”, dëgjohet Maradona në një bisedë shumë miqësore me Harry Kane, ku ndodhet dhe ish trajneri Mauricio Pochetino.

Duket se këto mesazhe nuk kanë shkuar në vesh të shurdhët dhe po zbatohen me përpikmëri nga sulmuesi i cili momentalisht po konfirmon se çfarë “gjahtari” i vërtetë është para portës.

Poll

Lexo gjithashtu