Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema
Dyshja Cristiano Ronaldo – Karim Benzema do të mbetet gjatë në memorjen e tifozëve të Real Madrid, të cilët fituan gjithçka me “Galaktikët”, nga La Liga e deri te Champions League e Botërori i Klubeve.
Para disa muajësh, Benzema befasoi jo pak, kur u shpreh se Lionel Messi ishte lojtari më i mirë në botë, marrë në konsideratë “bashkëjetesën” që kishte me Ronaldon te Real Madrdi, apo miqësin e dikurshme mes tyre.
Në një prononcim të radhës, sulmuesi francez është ndalur te “CR7” dhe impakti që luzitani ka pasur për të: “Ishte shumë mirë të luaja me Cristainon. Mësova shumë prej tij: lëvizjet në zonë, presingu… ai shënonte 50 gola në sezon. Edhe pse luaja për të, prapë mësova shumë”.
Poll
