Ernest Muçi dhe Fisnik Asllani
Nuk është më një sekret interesimi i Fenerbahce-s për sulmuesin shqiptar të Kosovës Fisnik Asllani. Bomberi 23-vjeçar po zhvillon sezon të jashtëzakonshëm te Hoffenheim, duke fituar “simpatinë” e Bayern Munich dhe Barcelonës.
Raportimet e fundit nga Turqi ndryshojnë totalisht rrjedhën. Fituesi i Superkupës së Turqisë, Fenerbahce janë gati të ofrojnë 30 milionë euro në arkat e Hoffenheim për shërbimet e Asllanit, kuotë e konsiderueshme dhe tunduese.
Nëse transferimi ndodh, do të kishim një duel goleadorësh në Superligën turke mes Asllanit dhe Ernest Muçit, ky i fundit pjesë e Trabzonspor.
Poll
