Një rregull i ri mund të aplikohet në futboll. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka hapur mundësinë që lojtarët të përjashtohen nga ndeshja, ose të marrin një karton të kuq, nëse mbulojnë gojën gjatë përleshjeve me kundërshtarët. Masat mund të hyjnë në fuqi që në Kupën e Botës këtë verë.
Kjo temë është diskutuar së fundmi në mbledhjen e Bordit Ndërkombëtar të Shoqatës së Futbollit (IFAB) të mbajtur të shtunën. Marrë shkas nga situata e ndodhur ditët e fundit, ku Vinicius Junior pretendon se lojtari i Benfica-s, Gianluca Prestianni, e fyeu në mënyrë raciste gjatë ndeshjes së parë me Benfican në Portugali në Champions League.
“Nëse një lojtar mbulon gojën dhe thotë diçka, dhe kjo ka pasoja raciste, atëherë ai duhet të përjashtohet, kjo është e qartë.
Duhet të ketë një supozim se ai tha diçka që nuk duhej ta kishte thënë, përndryshe nuk do të kishte nevojë ta mbulonte gojën.
hjesht nuk e kuptoj, nëse nuk ke asgjë për të fshehur, nuk e mbulon gojën kur thua diçka. Kaq është, është e thjeshtë. Dhe këto janë hapa që mund dhe duhet të ndërmarrim për të qenë seriozë në luftën tonë kundër racizmit”, ka përfunduar Infantino.
View this post on Instagram
