
Richarlison
Mbrëmjen e sotme, duke nisur prej orës 20:00 do të nisë ceremonia e “Topit të Artë”. Dy pretendentët kryesorë janë Ousmane Dembele dhe talenti i Barcelonës, Lamine Yamal.
Ndërkohë që “meme”-t kanë shpërthyer në rrjet. Është vetë futbollisti i Tottenham, Richarlison, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një foto të tijën me “Topin e Artë në dorë, sigurisht një fotomontazh.
Ndërkohë që krah fotos, sulmuesi brazilian shkruan: “Kjo nuk është gënjeshtër”. Kjo ka shkaktuar një mori të qeshurash dhe reagimesh pozitive në profilin e futbollistit të “Spurs”.
Poll