Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

FACENEWS

E TRISHTË/ Humbi kontrollin e makinës, ndërron jetë futbollisti 27-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË/ Humbi kontrollin e makinës, ndërron jetë
Momenti kur nxjerrin makinen dhe shoferin

Bota e sportit në Greqi është në zi. Ka ndërruar jetë një futbollist 27-vjeçar. Një aksident i ndodhur në orët e para të së dielës në Amfilochia është kthyer në një tragjedi, ku humbi jetën shoferi 27-vjeçar, i cili po lëvizte me automjetin e tij.

Aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të pazbardhura, kur makina e drejtuar nga 27-vjeçari ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në detin e Amvrakikos, në kilometrin e 1 të rrugës Amfilochia - Arta. Sipas mediave greke bëhet me dije se shoferi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në det. 

Nga kërkimet e bëra trupi i futbollistit është gjetur në makinë pas orës 12 të mesnatës. Emri i të ndjerit nuk bëhet ende me dije dhe në orët në vazhdim priten të zbulohen të tjera detaje.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7