
Foto ilustruese
Emmanuel Jerome Kunde është ndarë nga jeta. Ish-futbollisti kamerunas ka mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë në moshën 68-vjeçare.
Kunde është cilësuar si një legjendë e futbollit kamerunas, duke qenë një nga idhujt e tifozëve. Ai spikati në Botërorin e vitit 1990, duke ia shpalosur talentin e tij gjithë botës.

Emmanuel Jerome Kunde
Në rolin e qendërmbrojtësit, Kunde gjatë karrierës së tij ka luajtur në vendlindje me Canon Yaounde dhe Prev Yaounde. Gjithashtu, Kunde ka luajtur në Francë edhe me Stade Reims dhe Stade Lavallois.