Jose Mourinho
Mëngjesi i së premtes ka nisur me shqetësim për Jose Mourinho, i cili është detyruar të marrë ndihmë mjekësore urgjente. Trajneri portugez përfundoi në spital pak orë para sfidës mes Benfica dhe Santa Clara.
Mourinho u paraqit me një infeksion të theksuar në vesh, çka kërkoi trajtim të menjëhershëm nga stafi mjekësor. Pas ekzaminimeve dhe terapisë përkatëse, ai u largua nga spitali brenda një ore dhe u rikthye në hotelin ku ishte grumbulluar skuadra.
Pavarësisht situatës, Benfica arriti të fitojë 1-2 në transfertë ndaj Santa Clara. Skuadra nga Lisbona pozicionohet aktualisht në vendin e tretë në renditje me 52 pikë, 4 më pak se Porto kryesues.
Poll
