
Igli Tare
E ardhmja e mbrojtësit Manuel Akanji është e pasigurtë. Trajneri Pep Guardiola ia ka bërë të qartë ish-lojtarit të Basel se nuk ka të ardhme në Manchester. Në të tillë kushte, 30-vjeçari është vën në kërkim të një ekip tjetër.
Milani e vendosi në plan të parë për të nënëshkruar me zvicerianin, por përgjigja e Akanji ka qenë e prerë, “jo”. Arsyeja sipas mediave angleze ka të bëjë me mungesën e kuqeiznjve në Champions.
Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos verore, Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare duhet të gjejë një opsion sa më shpejtë për repartin e prapavijës. Duhet thënë se Akanji ka dalë nga Superliga “helvete”, ku bëri “zhurmë” me Baselin në sezonet 2015-2018.
Poll