Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“E pabesueshme”, Ardon Jashari fiton “Këpucën e Artë”: Belgjika është shtëpia ime e dytë, ky trofe për mua thotë shumë

Shkruar nga NEWSPORT
“E pabesueshme”, Ardon Jashari fiton “Këpucën e
Ardon Jashari

Ardon Jashari pati një sezon të shkëlqyer te Club Brugge, gjë e cila më pas i hapi rrugën drejt kalimit te Milan. Mesfushori shqiptar për këtë është nderuar në Belgjikë me “Këpucën e Artë”, një trofe që i jepet futbollistit më të mirë të vitit.

Jashari mposhti ish-bashkëlojtarët e tij, Christos Tzolis dhe Hans Vanaken, të cilët konsideroheshin favoritët kryesorë para nisjes së votimit. Pavarësisht se gjysma e dytë e vitit 2025 nuk ishte më e mira e mundshme për të, pasi me të transferusr te Milan, pas vetëm disa javësh pësoi një dëmtim, që e mbajti larg fushave për disa muaj. Por falë paraqitjeve në pjesën e parë të vitit 2025, arriti të mblidhte edhe votat e nevojshme për këtë trofe.

“Është një ndjenjë e pabesueshme. Për mua është një nder i madh ta fitoj këtë trofe. Pas gjashtë muajve të fundit, me lëndime dhe momente të vështira, kjo do të thotë jashtëzakonisht shumë. Kam kaluar një periudhë të mrekullueshme në Belgjikë. Kur e shoh pas, nuk do ta harroj kurrë Belgjikën. Ajo është bërë vërtet një shtëpi e dytë për mua. Sapo të kem pak kohë, dua të bëj një festë të vogël atje. Jam rritur si lojtar dhe si njeri. Ky trofe, ky vend dhe ky klub e bëjnë historinë time edhe më të veçantë”, ka theksuar Jashari.

Poll

Lexo gjithashtu