
Theo Hernandez
Prej kohësh është bërë e ditur se Theo Hernandez do të largohej në verë nga Milani. Ditën e sotme janë vendosur pikat mbi “i”, pasi largimi i tij tashmë është bërë i kryer.
Theo Hernandez do të transferohet tek skuadra e Al Hilalit. Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i merkatos, Fabrizio Romano. Gjiganti i Arabisë Saudite do të paguajë 25 milionë euro për transferimin e mbrojtësit francez.
Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi për transferimin e Theos tek Al Hilali, i cili do të vendoset nën urdhrat e Simone Inzaghit. Mbrojtësi francez ishte pjesë e Milanit për 6 sezone, duke fituar 1 titull kampion dhe një Superkupë të Italisë.
View this post on Instagram
Poll