“Papunësia” e Zinedine Zidane do të marrë fund së shpejti. Fabrizio Romano ka zbuluar ditën e sotme se ish-trajneri i Real Madrid do të rikthehet në stol.
Nga sa bëhet me dije francezi thuhet se ka arritur marrëvshjen me Kombëtaren e Francës për të marrë drejtimin e “Gjelave”. Zidane do të pasojë Didier Deschamps në stol menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, ndërsa timonieri aktual i Francës ka njoftuar largimin e tij nga ekipi Kombëarë.
Ndonëse mungon ende një zyrtarizim nga palët, Romano bën me dije se gjithçka do të kompletohet në një moment të dytë. Ndërkohë theksojmë se Zidane është pa skuadër që prej largimit nga Real Madrid në vitin 2021, teksa vazhdimisht është lidhur ngushtë me Francën, gjë e cila së shpejti do të marrë fund.
