
David Hancko
David Hancko do të jetë futbollisti më i ri i Al Nassr. Mbrojtësi 27-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Feyenoord në Holandë, për të nisur një të re në Arabinë Saudite.
Hancko do t’i kushtojë klubit arab plot 33 milionë euro. Ndërkohë që kontrata që qendërmbrojtësi do të firmosë, do të jetë 3-vjeçare, pra e vlefshme deri në verën e vitit 2028.
Për Hanckon kishte interes të fortë edhe Juventus, madje që në muajin janar. Megjithatë, milionat arabe kanë bërë punën e tyre, duke lënë “Zonjën e Vjetër” me “gisht në gojë”.
Poll