
Edon Zhegrova
Prej shumë kohësh është përfolur për një largim të mundshëm të Edon Zhegrovës, por tashmë ky diskutim ka shkuar drejt fundit. Ylli i Kosovës do të largohet nga Lille në merkaton e verës.
Ekipi i ardhshëm i Edon Zhegrovës do të jetë Napoli që sapo është shpallur kampion i Italisë. Siç raportojnë mediat italiane, drejtori sportiv Giovanni Manna ka arritur marrëveshjen me agjentin e lojtarit të Kosovës.
Edon Zhegrova tashmë është një hap larg të bërit nënshkrimi i parë i Napolit në merkaton e verës. Ndërsa sulmuesi i “daranëve” vijon të jetë i dëmtuar dhe nuk ka luajtur asnjë minutë në vitin 2025.