Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E konfirmon vetë “Zonja e Vjetër”, dy sulmues marrin pjesë në Kupën e Botës me Juventusin

Shkruar nga NEWSPORT
E konfirmon vetë “Zonja e Vjetër”, dy sulmues marrin
Juventus

Pasi kanë përfunduar sfidat kualifikuese të Kupës së Botës për kombëtaret, për pak ditë nis Botërori i Klubeve. Një prej ekipeve pjesëmarrës në këtë kampionat është edhe Juventusi.

Me shumë pikëpytje për merkaton e verës dhe për sezonin e ardhshëm, bardhezinjtë kanë bërë një postim të rëndësishëm. “Zonja e Vjetër” ka konfirmuar në ekip Randal Kolo Muanin dhe Francisco Conceicaon, të paktën për Kupën e Botës për Klube.

“Randal dhe Chico, le të luajmë së bashku në Kupën e Botës për Klube”, shkruan Juventusi në faqen zyrtare. Megjithatë, ende nuk është e sigurt nëse bardhezinjtë do të firmosin përfundimisht me lojtarët  e huazuar në verë.

Conceicao regjistroi 37 paraqitje në të gjitha garat me Juventusin, ku shënoi 5 gola dhe 6 asistime. Ndërsa Kolo Muani me gjysëm sezoni luajti 19 takime, shënoi 8 gola dhe asistoi dy herë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga