
Yll Gashi
Në pozitën e sulmuesit qendror, Yll Gashi është stërvitur për herë të parë me ekipin kryesor të Bayern Munich. Talenti shqiptar nga Kosova është vetëm 17 vjeç dhe po rritet në akademin e bavarezëve.
Por fakti që Gashi ka marrë ftesën nga trajneri Vincent Kompany, tregon rëndësinë për të. Deri tani, lojtari në fjalë ka djerësitur fanellën e përfaqësueses gjermane U-17, e pasuar me 15 ndeshje dhe 1 gol.
Kombëtarja “Dardane” shpreson se Gashi mund të zgjedh në të ardhmen Kosovën, pa bërë debutimin zyrtare te “Pancerat”.
Poll