Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ U përfshi në sherr në një nga lokalet e Londrës, arrestohet sulmuesi i Anglisë (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ U përfshi në sherr në një nga lokalet e
Harry Kane - Ivan Toney

Ivan Toney nuk po kalon aspak një moment të mirë në jetën e tij. Anglezi së fundmi është përballur me një situatë aspak të këndshme.

Sipas “The Sun”, 29-vjeçari është arrestuar ditën e shtunë për shkak të një konflikti të ndodhur në një nga lokalet e natës në Londër. Ish-i i Newcastle ka sulmuar dhe goditur me kokë një tjetër person që ndodhej në lokal dhe më pas është arrestuar nga policia, duke u larguar më pas me pranga.

Ndja futbollistit tashmë janë ngritur 2 akuza, sulm dhe goditje. Pas disa orëve qëndrimi në qeli, lojtari është lënë i lirë dhe ndaj tij tashmë kanë nisur edhe hetimet.

Aktualisht anglezi i është bashkuar skuadrës së Al Ahli në Arabinë Saudite dhe madje klubi arab ka publikuar edhe disa momente gjatë seancave stërvitore të skuadrës ku Toney është pjesë e ekipit. Tashmë mbetet të shihet se çfarë vendimi do të merret ndaj tij dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????? HERE WE GO ???? (@liveherewego)

Poll

Lexo gjithashtu