
Ish-trajneri i Real Madrid Carlo Ancelotti, tashmë në pankinën e përfaqësueses së Brazilit është dënuar më 1 vit burg nga gjykata e Madridit. Arsyeja e këtij vendimi përkon me evazionin fiskal, fshehjen e të ardhurave në periudhën 2014-2015, cikël kur trajneri italian drejtonte Real Madrid.
Kjo nuk është asgjë e re në Spanjë, pasi shumë lojtarë apo trajnerë të njohur e kanë bërë me herët diçka të tilllë për të përfituar sa më shumë nga ana ekonomike. Megjithatë kjo nuk do të thotë që me patjetër Ancelotti do të vuajë dënimin në qeli.
Pasi ai mund ta kompesojë duke paguar një tariftë të caktuar për ti shpëtuar heqjes së lirisë. Carlo Ancelotti pasi mbylli kapitullin me Realin, ka filluar të marrë “frerët” e Brazilit, aty ku Federata e “Seleçaos” kërkon që me teknikun italianë të kthehen në majë të futbollit botëror.