
Një lajm i bujshëm vjen nga Suedia për Kylian Mbappen. Sulmuesi francez akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual ndaj një gruaje. Viktima pretendon se është përdhunuar nga futbollisti gjatë qëndrimit të këtij të fundit në hotel me familjen e tij dhe së bashku me miqtë.
Ndaj tij është ngritur një ankesë dhe policia suedeze e ka konfirmuar diçka të tillë për mediat vendase. Sulmuesi ndodhej në hotelin "Bank" dhe pretendohet se përdhunimi ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes.
Gjithashtu 25-vjeçari ka vizituar një nga restorantet e njohura në Suedi “Chez Jolie” që ndodhet në Stockholm. Megjithatë, deri më tani, nuk ka asnjë provë konktrete që lidh lojtarin e Real Madridit ose ndonjë nga shokët e tij me rastin në fjalë. Gjithsesi Mbappe ndodhet nën hetim dhe një lajm i tillë ka bërë bujë në Suedi, Franë dhe jo vetëm.
???? Swedish police have confirmed to local media that Kylian Mbappé is the subject of a complaint for rape and sexual assault. ????
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) October 15, 2024
???? The footballer was staying at the Bank Hotel and it is claimed the alleged rape took place on Thursday.
???? Mbappé had visited the Chez Jolie… pic.twitter.com/Kx5zuGYUy5