
Skuadra e Besiktas nuk ka më reptucionin e para disa vieteve në Superligën turke apo në arenë e futbollit europian. Kësisoj, klubi nga Stambolli është futur fuqishëm në tregun e transferimeve. Dy objektivat e radhës për bardhezinjtë vijnë nga Serie A. I pari është El Bilal Toure.
Ai mban pozicionin e sulmuesit kryesor, ndërsa është i gjatë 185 centimtera. Lojtari nga Mali është 23-vjeç dhe kartoni i tij vlerësohet sipas “Transfermarkt” 15 milionë euro. Besiktas e shikon Toure si të përshtatshëm për të “furnizuar” me gola ekipin dhe janë gati të bëjnë “ujdi” me bergamaskët.
Emri tjetër koçidon me mbrojtësin e Juventusit, Tiago Djalo. “Zonja e Vjetër” ka kohë që e ka nxjerrë jashtë planeve portugezin dhe po përiqet ti gjejë një “strehë” të përhershme. Në këtë rast, kartoni i tij është më i lirë se ai i Toure, 8 milionë euro. Gjithçka në këto dy operacioni do të varet nga insistimi dhe oferta e duhur prej Besiktas.