
Mirlind Daku
Mirlind Daku është kthyer në një “snajper” te ekipi i Rubin Kazan, 7 gola dhe 1 asist në 8 ndeshje të Premier League ruse këtë sezon. Impakt i tij në ekipin nga Kazani është i jashtëzakonshëm.
Shoku i skuadrës, Ilya Rozhkov (mbrojtës i majtë), i bindur se Daku mund t’a zëvendësojë denjësisht Robert Lewandowskin te Barcelona: “Nëse Mirlind Daku do të transferohej te Barcelona për ta zëvendësuar Robert Lewandowskin, do t'ia dilte.
Daku është futbollist që mund të përshtatet në çdo ligë, në Spanjë, Gjermani, Itali. Lojtar i nivelit shumë të lartë. Mendoj se ai mund t’ia dalë në Evropë”. Deklarata e mësipërme ka shkaktuar bujë jo vetëm në mediat ruse apo shqiptare, por edhe më gjerë.
Poll