Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ Klubi nga Superliga kërkon yllin e Manchester Cityt, pritet përgjigja e portugezit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Klubi nga Superliga kërkon yllin e Manchester Cityt, pritet
Manchester City

Galatasaray nuk duket se ka “frena” në këtë merkato që ka filluar me një bum. Kampionët turq tashmë kanë ide të qarta në kokë, me qëllim ndërtimin e një skuadre që mund të jetë konkurruese edhe përtej kufijve të thjeshtë kombëtarë. Kështu që ata janë hedhur në treg, duke mbyllur për mbërritjen e Leroy Sane nga Bayern Munich.

Sulmuesi gjerman do të mbërrijë në Stamboll pasi të përfundojë udhëtimin e tij me bavarezët në Kupën e Botës për Klube. Një operacion i madh, i cili megjithatë mund të mos jetë i vetmi i kësaj vere “përvëluese”. Sipas asaj që u raportua nga “A Bola”, një tjetër kampion i madh i futbollit evropian ka përfunduar në shënjestër: Bernardo Silva.

E lexuat mirë, lojtari sulmues i Manchester Cityt dhe ekipit kombëtar portugez. Ish-lojtari i Monacos do të jetë pa kontratë brenda një viti dhe për këtë arsye do të jetë e nevojshme të bëhen disa diskutime me Pep Guardiolën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga