
Ivan Rakitic
Hajduk Split ka bërë një nga goditjet më të bujshme të merkatos. Gjiganti ballkanas ka arritur akordin me mesfushorin kroat, Ivan Rakitic, i cili ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në Arabinë Saudite me Al Shabab.
Të gjitha dokumentet janë gati, me Rakitic që do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026. Pavarësisht kushteve të mira në Arabi, 36 vjeçari vendosi që të transferohej te gjiganti kroat i Hajduk Split edhe pas ndikimit nga Nikola Kalinic apo Ivan Perisic.
Kujtojmë që Rakitic ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme pasi ka veshur fanellën e Al Shabab, Sevilla, Schalke, Basel dhe Barcelona. Me këta të fundit, 36 vjeçari kaloi momentet më të lavdishme të karrierës.
Poll