
Jhon Duran
Jhon Duran me shumë mundësi do të largohet nga Al Nassr këtë merkato verore. Është klubi i Fenerbahces, i cili është futur fuqishëm në garë për shërbimet e 21-vjeçar.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, akordi mes dy klubeve është arritur. Tashmë “topi” i kalon vetë sulmuesit kolumbian, i cili duhet të vendosë për të ardhmen e tij.
Kujtojmë se Duran u bashkua me Al Nassr në janar të këtij viti nga Aston Villa. Klubi arab shpenzoi plot 77 milionë euro, për të transferuar sulmuesin e talentuar kolumbian.
Poll