Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ 78 mijë euro borxhe, ish-sulmuesi i Juventusit arrestohet

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ 78 mijë euro borxhe, ish-sulmuesi i Juventusit arrestohet
Danilo & Dogulas Costa, Ronaldo

Ditën e djeshme, klubi i Sydney njoftoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ka mbyllur bashkëpunimin me Douglas Costën. Kjo për shkak se sulmuesi brazilian ndodhej në vendin e tij dhe nuk mund të udhëtonte drejt Australisë për disa çështje ligjore dhe personale.

Ditën e sotme është zbardhur kjo ngjarje e dyshimtë. Gjykata e Porto Alegre në Brazil ka lëshuar një urdhër arresti për ish-futbollistin e Juventusin. Shkak për arrestimin e 35-vjeçarit është bërë ish-bashkëshortja e tij.

Sipas “globoesporte.com”, Dogulas Costa nuk i ka paguar mbështetjen financiare ish-gruas së tij, duke pasur borxh më shumë se 78 mijë euro. Kjo nuk është hera e parë që braziliani arrestohet, dy vite më parë ai ishte dënuar me 30 ditë burg për ngjarje të ngjashme.

Poll

Lexo gjithashtu