
Cristiano Ronaldo me shumë mundësi do të largohet nga Al Nassr gjatë kësaj merkato verore. Ylli portugez kërkon që të bashkohet më një nga ekipet që do të luajë në Kupën e Botës për Klube.
Por nuk përjashtohet as rinovimi i tij me Al Nassr. Së fundmi është drejtori sportiv i klubit arab, Fernando Hierro që ka folur për këtë situatë. Ai ka thënë se bisedimet me CR7 për rinovimin po vazhdojnë.
“Jemi në kontakt për të rinovuar kontratën e Cristianos... dhe ne me të vërtetë shpresojmë që ai të vazhdojë me ne këtu në Al Nassr. Prezenca e Ronaldos që në fillim është projekt kombëtar. CR7 është një fenomen i madh në historinë e futbollit, ai ndihmoi Ligën Saudite të rritet. Çdo ditë në media shfaqet një klub i ri, me 30 klube të interesuara për Ronaldon... por ne shpresojmë që ai të qëndrojë”, tha Hierro.