Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dortmundi "në telashe" për yllin e skuadrës, detaji në kontratën e mbrojtësit gjerman "zgjon" dy gjigantët e Europës

Shkruar nga NEWSPORT
Dortmundi "në telashe" për yllin e skuadrës, detaji
©FCBInside Nico Schlotterbeck

Borussia e Dortmund njoftoi 5 ditë më parë rinovimit e mbrojtësit të tyre, Nico Schlotterberck, dhe që prej asaj dite u mendua se gjermani do të vijonte qëndrimin e tij dhe për 6 sezone të tjera, duke i hequr çdo mundësi klubeve europiane për të planifikuar një transferim në merkaton e verës.

Mirëpo, duket se gëzimi i verdhezinjve mund të zgjasë më pak seç pritej, pasi shtatlarti i mbrojtjes mund t’i braktisë në rast të një oferte që mund të vijë në drejtim të drejtuesve. Në klauzolë flitet për një numër të kufizuar të klubesh që mund ta përfitojnë për një shumë që shkon mes 50 deri në 60 milionë eurosh.

Kaq mjafton që për 26-vjeçarin të ketë një rizgjim të interesit nga ana e Real Madridit që mund të hidhet sërish në sulm për objektivin e spikatur prej kohësh. Megjithatë, për madrilenët ka një konkurrencë të fortë pasi edhe Liverpool është shfaqur në skenë, me këta të fundit që kanë bërë dhe hapa të rëndësishëm në negociata.

Poll

Lexo gjithashtu