Porto
Porto është shpallur kampion i Superligës portugeze për herë të 31-të në historinë e tyre. Pasi mposhtën minimalisht 1-0 Alvercën, të besuarit e trajnerit Francesco Farioli kryen "detyrat" e fundit të shtëpisë duke mos pritur 2 javët e mbetura të kampionatit.
Me 85 pikë në krye të klasifikimit, Porto tregoi se kush është "mbreti" i Portugalisë, duke mposhtur rivalitetin me Benfican e Jose Mourinhos dhe Sportingun, ish skuadrën e Viktor Gyokeres.
Trofeu i parë për trajnerin italian dhe presidentin Andre Villas-Boas, të cilët kanë "çelur" zyrtarisht festën legjitime duke konfirmuar se "froni" do të vishet bardheblu këtë edicion.
Poll
