
Dolomiti Bellunesi do të luajë në Kupën e Italisë ndaj Brescia. Duel i vlefshëm për raundin e parë, takim që është programuar të zhvillohet ,ë 17 gusht në orën 21:00.
Në prag të kësaj përballjeje ka folur sulmuesi shqiptar, Eljon Toci, i cili luan te skuadra e Dolomiti. 22-vjeçari ka theksuar se ndaj Brescias do të jetë një ndeshje e luftuar, pasi kundërshtari është një ekip favorit. Por pavarësisht kësaj do të tentojnë tëmarrin rezultat pozitiv në transfertë.
“Sigurisht që na pret një ndeshje e vështirë. Brescia është ndër favoritët për të fituar kampionatin dhe, për më tepër, ne do të luajmë në një stadium të rëndësishëm. Por do të përgatitemi për ndeshjen sa më mirë që të mundemi.
Do të shkojmë në Brescia me kokën lart, duke synuar të sigurojmë një rezultat pozitiv. Po punojmë mirë. Që nga ndeshja e fundit, kundër një kundërshtari të Serie D, kemi marrë përgjigje të rëndësishme. Gjithashtu sepse testi na ndihmon të futemi në gjendjen e duhur.
Qëllimi im? Për një sulmues, gjetja e portës është thelbësore, por ajo që ka më shumë rëndësi është progresi i skuadrës. Këtu, gjeta një grup fantastik dhe një klub të përbërë nga njerëz seriozë. Ata më bënë të ndihem menjëherë si në shtëpi. E gjithë kjo më ndihmoi të ambientohem shpejt”, ka përfunduar shqiptari.