
Thomas Muller
Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich pas aventurës në Botërorin e Klubeve. Sulmuesi gjerman do të mbyllë kështu aventurën 25-vjeçare me bavarezët.
Pavarësisht moshës, 35, për gjermanin nuk mungojnë ofertat. Një nga skuadrat më të interesuara ësht Philadelphia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këta të fundit janë të gatshëm të plotësojnë dëshirat ekonomike të Muller. Tashmë, “topi” i kalon sulmuesit gjerman, për të cilin ka shfaqur interes edhe Fiorentina me Chicago Fire.
Poll