Një lajm i kobshëm ka mbërritur në drejtim të trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho, pak muaj para përfundimit të kontratës së tij.
Ish-shoku i tij i skuadrës tek Arsenal me të cilin ka luajtur në vitet 1999-2000, Alex Manninger ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare, pas një aksidenti të rëndë ku automjeti i tij u godit nga një tren duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Njoftimin e ka bërë fillimisht klubi anglez, e që më pas është rishpërndarë në Instastory nga tekniku brazilian, i cili nuk zgjedh të shkruajë asgjë veçse të ngushëllojë familjen e ish-portierit përmes një fotoje.
Manninger ka luajtur si portier në epokën e artë te "Topçinjtë", kur asokohe drejtohej nga trajneri francez Arsene Wenger.
