Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dikur vishte fanellën e Real Madrid, rivali i “përjetshëm” gati të bashkohet me Leo Messin

Shkruar nga NEWSPORT
Dikur vishte fanellën e Real Madrid, rivali i
Foto Arkivë: Karim Benzema, Leo Messi, Casemiro & Toni Kroos (Real Madrid – PSG)

Casemiro do të largohet nga Manchester United këtë qershor, kur i përfundon edhe kontrata. Edhe pse ka opsionin e rinovimit edhe për një tjetër sezon, nga Anglia raportohet se nuk do të ushtrohet.

Mirëpo, për 34-vjeçarin nuk mungon interesimi si në Evropë, por edhe përtej oqeanit. Është Inter Miami që ka nisur kontaktet e para për të tranfseruar 5 herë fituesin e UEFA Champions League.

Vetë futbollisti ende nuk ka dhënë “dritë jeshile”, pasi mund të preferojë edhe një tjetër sezon në futbollin evropian. Por, agjentët e tij janë duke punuar, pasi edhe Inter Miami shihet si opsion.

Kujtojmë që karrierën e tij, 34-vjeçari e ka nisur në vendlindje me Sao Paolo. Më pas ai ka luajtur në Evropë për ekipe si Real Madrid, Porto dhe së fundmi Manchester United.

Poll

Lexo gjithashtu