
Ish-mbrojtësi i djathtë brazilian, Dani Alves, i cili luajti për Barcelonën dhe Juventusin, ka arritur një fitore të rëndësishme në gjykatat spanjolle, duke arritur të rikuperojë 628 mijë euro, një shumë që i ishte “mbajtur” për shkak të një mosmarrëveshjeje ligjore me ish-gruan e tij, Dinorah Santana.
Vendimi i Gjykatës së Katalonjës konfirmon se ish-futbollisti e ka respektuar plotësisht marrëveshjen për mbështetjen financiare të fëmijëve, të vendosur në vitin 2012, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat për mosrespektim. Mosmarrëveshja lindi nga një padi e iniciuar nga ish-gruaja e tij në vitin 2011, e cila pretendoi se Dani Alves nuk i kishte përmbushur detyrimet e tij financiare që nga ndarja.
Megjithatë, gjykata arriti në përfundimin se Dani Alves i kishte “respektuar” të gjitha angazhimet e përcaktuara në marrëveshje, duke urdhëruar dëmshpërblimin e plotë të shumës dhe duke dënuar Dinorah Santana-n me pagesën e shpenzimeve ligjore.
Por braziliani 42-vjeçar nuk është ende plotësisht i çliruar nga telashet, gruaja e re që e akuzon atë për përdhunim ka paraqitur një ankesë kundër anulimit të dënimit të tij. Duke e rikthyer “filmin”, ish-lojtari i Juventusit ishte dënuar fillimisht me katër vjet e gjysmë burg për dhunë seksuale, vetëm për t’u liruar më 28 mars nga Gjykata e Apelit e Barcelonës, e cila nxori në pah mungesën e besueshmërisë së ankimuesit.