
Thomas Muller
Pasi mbylli aventurën me Bayern Munich, Thomas Muller është gati të ndërmarrë hapin e radhës në karrierën e tij futbollistik. Pyetja që ngjall kureshtje të tifozët e “plakushit” bavarezë është se cili do jetë destinacioni i ri i Muller.
Në bazë të raportimve të fundit nga portali austriak “meinbezirk.at”, klubi i Rapid Wien është gati të bëjë gjithçka për të bindur Thomas-in.
Me ekipin në fjalë ka luajtuar edhe ish-bomberi i Shqipërisë Hamdi Salih në periudhën 2009-2012. Mbetet për t’u parë përgjigja e Muller, nëse do pranojë të luajë në ligën austriake apo do joshet nga ofertat tunduese në MLS dhe ligën arabe.
Poll