
Viktor Gyokeres
Sulmuesi më i mirë i vitit është shpallur Viktor Gyokeres. Sulmuesi suedez, i cili “ngeci” pa gol përballë Kosovës disa ditë më parë në “Fadil Vokrri”, sot fiton këtë trofe të rëndësishëm.
Sezonin e shkuar, Gyokeres shkëlqeu me gola me Sporting Lisbonën, arsyeja kryesore pse sot ai fitoi trofeun “Gerd Muller”.
Kujtojmë se ceremonia e “Topi të Artë” ka nisur prej orës 20:00. Në “Teatrin Katelet” ku po mbahet kjo ngjarje e rëndësishme sportive, yjet e futbollit kanë kaluar një e nga një në tapetin e kuq.
Poll