
Alessandro Del Piero
Në edicionin e 15-të të Globe Soçer Aëards, ish-futbollisti Alessandro Del Piero u nderua me çmimin “Karriera Speciale”. Ikona e klubit të Juventusit, foli në këtë ceremoni edhe për një rikthim të mundshëm te bardhezinjtë në rolin drejtues.
“Pas 19 viteve unike në atë familje, marrëdhënia ime me fansat dhe me klubin është e pabesueshme. Jam jashtëzakonisht krenar për këtë, kam respekt maksimal. Por le të shikojmë përpara në një mënyrë pozitive me energji maksimale, sepse kështu duhet”, u shpreh legjenda e Juventusit.
Del Piero debutoi me fanellën bardhezi në vitin 1993, duke qenë pjesë e klubit deri në vitin 2012 si si një nga ikonat më të mëdha të historisë së Juves.
Poll