
Roberto De Zerbi
Pak ditë më parë, Interi konfirmoi në stol trajnerin e ri Cristian Chivu. Por përpara se ish-futbollisti i zikaltërve të merrte drejtimin e tyre, Roberto De Zerbi thuhej se është kontaktuar nga Interi
Megjithatë, tekniku italian e ka mohuar këtë gjë në një intervistë të dhënë së fundmi. “Pati biseda, por ata nuk më telefonuan kurrë. Gjithashtu sepse kam planifikuar punën me Marseille”, u shpreh De Zerbi.
Nën drejtimin e teknikut italian, Olympique Marseille e mbylli sezonin e kaluar në vendin e dytë duke i kualifikuar në Champions League. De Zerbi ka kontratë deri në vitin 2027 me klubin francez.
Poll