Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të largohet nga Arabia Saudite. CR7 ka konfirmuar të ardhmen e tij, e cila do të vazhdojë të jetë te Al Nassr.
Në këtë mënyrë portugezi u jep fund edhe zërave për një largim të mundshëm nga Lindja e Mesme. Gjithashtu ka theksuar se ndihet i përmbushur si në aspektin profesional ashtu edhe persona
“Siç e kam thënë shumë herë më parë, unë i përkas Arabisë Saudite. Është vendi që më ka pritur mua, familjen time dhe miqtë e mi. Jam shumë i lumtur këtu. Vendimi im është i qartë, dua të vazhdoj të luaj këtu”, ka theksuar portugezi.
41-vjeçari siç dihet është bërë pjesë e Al Nassr në janar të 2023, teksa ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Së fundmi ai u rikthye në ekip pas një lloj bojkoti në ndeshjet e fundit, për shkak të mosmarrëveshjeve me politikën e transferimeve.
???? Cristiano Ronaldo: “I belong to Saudi Arabia. I want to CONTINUE here”. ????????
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 21, 2026
“It's a country that welcomed me, as well as my family and friends. I'm happy here and want to continue here”. pic.twitter.com/7knlr7sD8t
