Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Cristiano Ronaldo drejt fundit me Al Nassr, portugezi zgjedh ekipin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Cristiano Ronaldo drejt fundit me Al Nassr, portugezi zgjedh ekipin e ri
Cristiano Ronaldo

Kontrata e Cristiano Ronaldos me Al Nassr skadon në fundin e këtij sezoni. Legjenda e Kombëtares portugeze mund të jetë pranë një lamtumire të mundshme me ekipin e tij, por pa u larguar nga Arabia Saudite.

I pakënaqur me situatën dhe renditjen e Al Nassr në kampionat, Ronaldo mund të transferohet tek Al Hilal. Udhëheqësit e këtyre të fundit kanë një ofertë të rëndësishme për ta bindur 40-vjeçarin të qëndrojë në Arabinë Saudite.

Në rast të një transferimi tek Al Hilal, Ronaldo do kishte mundësinë të luante në Botërorin e Klubeve në verë. Por sipas “Marca” nuk është vetëm klubi i Arabisë Saudite që do të firmosë me sulmuesin.

40-vjeçari është edhe në “shënjestrën” e Palmeiras, të cilët gjithashtu do të luajnë në Kupën e Botës për Klube. Megjithatë, gjasat janë që Ronaldo të qëndrojë në Arabinë Saudite.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga