Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Ballkani dështon në “frymën e fundit”, goli me penallti nuk mjafton në transfertën irlandeze

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ballkani dështon në “frymën e fundit”, goli me
Bohemians - Ballkani

Ballkani është mposhtur në transfertë nga Bohemians, në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues në Conference League. Sfida e zhvilluar në Dublin të Irlandës, përfundoi 2-1.

Në fakt, ekipi shqiptar e gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 29-të me anë të Domgjonit. Por vendasit përmbysën gjithçka, me James-Tylor në minutën e 76-të dhe Tierney në të 89-tën.

Kështu, Ballkani “lëshon pe” në fund, por ka shpresa për sfidën e kthimit. Pikërisht kjo e fundit do të zhvillohet javën e ardhshme, më 30 korrik duke nisur prej orës 20:00.

Goli i Domgjonit (Bohemians 0-1 Ballkani)

Poll

Lexo gjithashtu