Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

CONFERENCE LEAGUE/ Synohet fitorja ndaj Jagiellonia, një arbitër i njohur për Ilir Dajën do të gjykojë Dinamon (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
CONFERENCE LEAGUE/ Synohet fitorja ndaj Jagiellonia, një arbitër i
Marian Barbu

Dinamo do të luajë ditën e sotme një tjetër ndeshje delikate por shumë të rëndësishme në Conference League. “Blutë” kanë udhëtuar në Poloni për të sfiduar skuadrën e Jagiellonia.

Përballje që është parashikuar të zhvillohet në stadiumin “Stadion Miejski ë Białymstoku”, ora 20:15. Një duel ku padiksutim që Ilir Daja bashkë me “djemtë” e tij do të synojnë një tjetër rezultat pozitiv në “Play-Off”-in e Conference League.

Kështu për këtë ndeshje UEFA ka caktuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi në Poloni. Kryesorë do të jetë Marian Barbu, i cili do të ndihmohet nga George Florin Neacsu dhe Imre Laszio Bucsi. Arbitër i 4-të do të jetë Sebastian Coltescu, ndërsa në VAR është caktuar Catalin Popa dhe në AVAR Lulian Dima.

Kryesori nuk është i panjohur për Ilir Dajën, pasi në të kaluarën ka gjykuar në sfidën që Ballkani ka zhvilluar kundër Viktoria Plzen dhe timonieri kryeqytetas drejtonte ekipin nga suhareka.

CONFERENCE LEAGUE/ Synohet fitorja ndaj Jagiellonia, një arbitër i
 

 

Poll

Lexo gjithashtu