Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Drita largohet me “kokën lart” nga transferta lituaneze, kampionët e Kosovës marrin rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë të Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Drita largohet me “kokën lart” nga transferta lituaneze,
Kauno Zalgiris - Drita

Drita ka barazuar përballë Kauno Zalgiris në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Champions League. Sfida e zhvilluar në Lituani, përfundoi me shifrat e barabarta, 1-1.

Golin e parë e shënuan të zotët e shtëpisë, që në minutën e 24-t me anë të Benchaib. Ndërkohë që për të barazuar shifrat, lideri i kampionëve të Kosovës, Blerim Krasniqi në minutën e 82-të.

Kështu, gjithçka do të vendoset në ndeshjet e kthimit. Akti i dytë do të luhet më 14 korrik, duke nisur prej orës 20:00. Ajo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Goli i Blerim Krasniqit (Kauno Zalgiris 1-1 Drita)

Poll

Lexo gjithashtu