Champions League - Egnatia
Ditën e mërkurë do të jetë dita kur kampionët e Shqipërisë, Egnatia, do të rikthehen në fushë për të dhuruar një shfaqje dinjitoze dhe për të bërë një nisje të mbarë të këtij turneu kualifikuese përballë Petrocub.
Ndeshja e parë e cila do të luhet në Chinisau prej orës 19:00, do të shënojë dhe hapjen e një kapitulli të ri me trajner Nevil Deden për edicionin e ardhshëm futbollistik 2026/27.
Duke marrë në konsideratë dhe afrimet e rëndësishme dhe me potencial që janë bërë në radhët e rrogozhinasve, pritshmëritë janë të mëdha për një nisje të mbarë dhe me rezultat optimal për të tentuar diçka më shumë në sfidën e kthimit.
Poll
