Joao Neves
Paris Saint Germain ngriti trofeun e dytë të Championsit, pasi mposhti në finale Arsenalin. Skuadra e Luis Enriques iu fal "ruletës ruse", nga ku ia dolën të fitojnë me rezultatin 4-3, pasi Gabriel gaboi goditjen e fundit nga pika e bardhë.
Pas këtij triumfi të jashtëzakonshëm për të dytin sezon radhazi, ka folur dhe mesfushori Joao Neves, i cili nuk i ndali ironitë ndaj kundërshtarit, për mënyrën se si zgjodhi ta luajë këtë përballje.
"Ishte një fillim shumë i mirë për ta, qëlluan me fat nga një aksion i vetëm. Ata dinë si të mbrohen dhe kjo u bë e vështirë. Ne jemi mësuar të sulmojmë dhe në fund jemi të lumtur që fituam dhe trofeun", tha Neves.
Poll
